Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, po vlerëson se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tashmë ia ka dorëzuar primatin Serbisë lidhur me idenë e Ballkanit të Hapur, që sipas saj Aleksandar Vuçiq e ëndërronte.
Tahiri shkruan se Kosova dhe Albin Kurti nuk guxojnë ta bëjnë një gabim të tillë.
Sipas saj, njohja reciproke mes dy shteteve, është çelësi i paqes dhe stabilitetit në rajon, inciativat për bashkëpunime rajonal nuk mund të kenë sukses.
Postimi i plotë i saj:
Takimi i “Ballkanit të Hapur” do të mbahet përsëri sot dhe përsëri në Beograd. Tashmë Edi Rama ia ka dorëzuar Serbisë primatin në lidhje me Ballkanin të cilën Vuqici e ëndërronte, duke anashkaluar faktin se Serbia sot është faktor destablizues në Ballkan, sidomos ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës. Kosova dhe Albin Kurti nuk guxojnë ta bëjnë një gabim të tillë. Pa njohjen reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, si çelësi i paqes dhe stabilitetit në rajon, inciativat per bashkëpunime rajonal nuk mund të kenë sukses, përveç që krijojnë hapësirë për protagonizma të liderëve për të mbuluar dështimet e qeverisjeve ne vendet e tyre./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...