Edi Rama në konferencën e tij për shtyp përmendi edhe Ramush Haradinajn, Kryeministrin e dorëhequr të Kosovës. I pyetur nga gazetarët, se pse u fokusua në Luftën e UÇK-së dhe jo tek thirrja në Hagë e Kryeministrit Haradinaj, Kryeministri e quajti qëndrimin e tij: “Gjëja më normale”. Dhe vazhdoi “Lufta e UÇK-së nuk mund të vihet kurrë në akuzë. Dhe këtu përfshihet edhe Ramush Haradinaj”.
Më pas Kryeministri e konsideroi si “çështje politike dhe taktike” dorëheqjen e Kryeministrit e për rrjedhojë la të nënkuptohej që nuk kishte arsye për ta komentuar.
Në fund, Kryeministri i Shqipërisë, e vlerësoi luftën e Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqit etj si përfaqësues i një lufte çlirimtare që nuk mund të njolloset apo reduktohet në përmasën e saj heroike dhe historike ku edhe Ramushi ka një rol”.
Tërmet në Greqi
Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezoni...
Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...
E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, gjendet duke bas...