Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar 8 marsin, Ditën e Gruas.
“Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi”, ka shkruar ai në facebook.
Çdo vit më 8 Mars, shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kjo ditë përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.
Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Grave u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork. 8 Marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Grave 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Grave”./arbresh.info/
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Sot 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së U...
Shënohet Epopeja e UÇK-së, tri ditë aktivitete në mbarë vend...
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit
Parashikimi i motit për të enjten