Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook disa momente nga ndeshja e mbrëmshme Shqipëri-Poloni, ku kuqezinjtë dhuruan spektakël dhe dolën fitimtarë me rezultatin 2-0.
Rama theksoi se me këtë fitore të madhe, nxorën në krye të grupit Shqipërinë si asnjëherë më parë, shkruan Arbresh.info.
Me këto pamje, Rama uron për të gjithë një javë të mbarë.
“Mirëmëngjesi dhe me dy eurogolat e një mbrëmjeje të paharrueshme në Air Albania Stadium, ku kuqezinjtë i dhuruan të gjithë shqiptarëve një gëzim të madh me fitoren që i nxorri në krye të grupit si asnjëherë më parë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./Arbresh.info
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim