Edhe nga Shqipëria menjëherë pas betimit të njeriut që do të udhëheq për 4 vite vendin më të fuqishëm në botë, nuk vonuan urimet nga presidenti i vendit Bujar Nishani, kreu i opozitës Lulëzim Basha dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Me kalimin e orëve, ajo që po bie në sy është mungesa e një urimi nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, apo edhe nga qeveria si institucion.
Presidenti i ri i SHBA, tashmë e ka lënë pas ceremoninë e inaugurimit dhe ka nisur punën duke firmosur vendime të rëndësishme. Të gjithë e dimë që Edi Rama ngeli i shokuar nga humbja e Hilari Klinton dhe fitorja e Trump pasi të tjera hesape kishte bërë, por kjo mungesë urimi nuk ka të bëjë me Ramën si individ, por me kryeministrin dhe qeverinë e një populli, që dihet botërisht se është më pro amerikani.
Sipas mediave shqiptare, Rama ndihet ende i kompleksuar nga deklaratat e papërgjegjshme që lëshoi kundër tij gjatë fushatës presidenciale.
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...