Partia Socialiste vazhdon të kryesojë me një diferencë të thellë edhe me votat e diasporës. Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, janë numëruar deri më tani 121,985 zarfa nga gjithsej 194,889.
PS ka marrë 65,327 vota, që përbëjnë 54.07% të totalit, duke ruajtur avantazhin edhe jashtë vendit.
Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Madhe me 34,093 vota, që përkthehet në 28.22%.
Nga vota e diasporës Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, ka pësuar rritje të ndjeshme, por deri më tnai nuk ka arritur të sigurojë një mandat të dytë. Kjo forcë politike ka marrë 10,078 vota ose 8.34% të numrit total.
Partia Mundësia ka siguruar 4,489 vota (3.72%), ndërsa Lëvizja Bashkë ka arritur të marrë 3,223 vota (2.67%). Partia Socialdemokrate ka siguruar 1,455 vota, që përbëjnë 1.20%.
Rezultate më të ulëta kanë marrë subjektet e tjera, përfshirë Partinë Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës me 874 vota, Aleancën Kombëtare Shqiptare me 669 vota, Djathtas për Zhvillim me 359 vota, Lëvizjen Atdheu me 189 vota dhe Aleancën Demokracia e Re me vetëm 67 vota./euronews.al
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...