Edi Rama bën ndryshime në Qeveri

13:32 | 24 Nëntor 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka firmosur sërish lëvizje në qeveri.

Në mbledhjen e sotme është liruar nga detyra Albert Nikolla dhe në vendin e tij si zv/ ministër i Shëndetësisë është emëruar Vjollca Braho, e cila deri tani ka qenë në krye të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Këshilli i Ministrave sot ka firmosur edhe disa vendime të tjera që pritet që të njoftohen nga vetë ministrat në orët në vijim./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara