Vajza e presidentit amerikan Donald Trump dhe dhëndri i tij kanë vizituar përsëri Shqipërinë.
Klan News raporton se mëngjesin e kësaj të mërkure, 21 janar, Ivanka Tramp ka mbërritur në Vlorë, e shoqëruar nga forca të shumta policie.
Po ashtu, i shoqëruar nga forca të shumta policie ishte dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner i cili ka mbërritur në vendin tonë rreth orës 10:00 dhe aktualisht ndodhet në një nga hotelet në zonën e “Ujit të Ftohtë”.
Sjellim ndërmend se kjo nuk është hera e parë që Trump dhe Kushner vizitojnë Shqipërinë. Madje verën që lamë pas ata erdhën për të kaluar pushimet në Jug.
Vajza e Donald Trump, Ivanka, nuk e ka fshehur interesin e saj për Shqipërinë. Në dhjetor ajo postoi një Story në Instagram duke treguar se i ishte futur studimeve për vendin tonë.
Trump ishte duke lexuar tre libra: “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” të Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” të Miranda Vickers, si dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë.
Ndërkohë bashkëshorti i saj Kushner, ka një projekt të turizmit luksoz për të zhvilluar ishullin e Sazanit.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...