Një 32-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën pasditen e kësaj premteje në Itali, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi në një rrugë fshati që lidh Turin me Casamassima, në provincën e Barit.
Viktima Klevis B. drejtonte një traktor, kur në rrethana momentalisht të paqarta humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin rrethues të rrugës. Traktori u përmbys, duke e zënë të riun poshtë.
Pavarësisht ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë, 32-vjeçari nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në vendngjarjes.
Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, shqiptari punonte për një kompani bujqësore në Rutigliano. Në momentin e ngjarjes ai po kthehej pas një dite pune në ara./tvklan/
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%