Ka mbërritur në Shqipëri trupi i 37 vjeçares nga Berati Brunilda Kovaçi, e cila u gjend e vrarë dhe pjesërisht e vdekur më datë 24 dhjetor në afërsi të Kanës.
37-vjeçarja nga Berati punonte si prostitutë në Francë, ndërsa trupi i saj u gjet nga kalimtarët e rastit. Policia arrestoi më pas një të ri që punonte si kamionist me akuzën se e kishte vrarë Brunildën. Në dëshminë para policisë ai deklaroi se një moment e kishte humbur arsyen duke kryer krimin.
Zbulimi i trupit të së ndjerës u bë në zonën e Mougins (Alpes-Maritimes), mëngjesin e Krishtlindjeve.
Viktima, u gjet e zhveshur dhe pjesërisht e djegur me cigare, braktisur në një park në Valmasque, zonë me shumë pak lëvizje.
Policia tha se viktima ishte nga Shqipëria, ndërsa këtë e konfirmoi dhe prokurori Fabienne Atzori: “Gruaja 37 vjeçare, ishte një shqiptare dhe jetonte në zonën pranë vendit të krimit. Ajo ishte nënë e një fëmije në moshë të vogël”, tha ai.
37 vjeçarja nga Berati, nënë e tre femijeve kishte disa vite që jetonte në Francë. Ajo me vete kishte vetëm djalin e vogël 3 vjeç, ndërsa dy fëmijët e tjerë i kishte lënë në Shqipëri./lapsi/
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...
Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligë...