Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Zakynthos-it në Greqi, ku një dy vjeçar shqiptar humbi jetën pas sulmit nga një qen i racës ‘Pitbull’.
Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë, ku fëmija jetonte me babanë shqiptar dhe nënën britanike, transmeton Tch.
Fëmija po luante në oborrin e shtëpisë, kur u sulmua papritur nga qeni, duke pësuar lëndime shumë të rënda. 2-vjeçari u transportua menjëherë në spitalin e Zakynthos-it, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin dot.
Policia dhe autoritetet greke po hetojnë rrethanat e plota të tragjedisë, për të sqaruar sesi ndodhi ngjarja.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...