Ora News siguron dosjen e prokurorisë lidhur me arrestimet në komisariatin nr 1 të Tiranës dhe policisë së Korçës.
Mes të arrestuarve është dhe Durim Murja me detyrë trup shërbimi pranë komisariatit të policisë nr1 në Tiranë.
Në dosje thuhet se Më 9 gusht 2021 në orën 17:00 e ka marrë në telefon një koleg i tij Jon Burri, i cili, i ka kërkur ti japë të dhëna të plota për një automjet “Toyota Yaris” me targa… dhe pronaren e tij pasi e kishte parë në lavazh dhe e kishte pëlqyer si femër.
Në document thuhet se fillimisht polici është stepur se për të bërë këtë veprim duhet krijuar një numër unik në salln operative por më pas përmes koleges së tij Matilda Hamollari kjo e fundit ka telefonuar në sallën operative të Komisariatit dhe ka nxjerrë të dhënat e plota të automjetit me targa AB… si dhe emrin e vajzës dhe ia kanë dhënë Jon Burrit.
Prokuroria ka pyetur edhe vajzën që por ajo është shprehur se nuk kishte autorizuar askënd që të kontrollojë të dhënat e saj personale madje ishte shprehur e shqetësuar që ky fakt ishte ndodhur.
Dosja “REI”
Durim Murja, oficer patrulle në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë dyshohet për “Shpërdorim detyre”.
Matilda Hamolli, oficere patrulle në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, e dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...