Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Koplik – Dedaj
Një automjet ka përplasur një grua duke i shkaktuar vdekjen. Mësohet se ajo ka qenë këmbësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke ndalur autorin.
Malësi e Madhe/Informacion Paraprak
Më datë 29.01.2020 ora 15:00, në aksin rrugor Koplik – Dedaj, në vendin e quajtur “Ura e “Zhajës, fshati Zagorë, Malësi e Madhe, duke qene në drejtimin e mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. D. 65 vjeç, banues në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetase, ende e pa identifikuar (këmbësore).
Drejtuesi i mjetit po dërgohet per ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër,
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit./TCH
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit