Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit të Durrësit, ku një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Viktima është identifikuar si 82-vjeçari Paulin Gina, i cili sipas të dhënave paraprake ka shenja plagësh thike në fytyrë. Paraprakisht deklarohet se i moshuari jetonte vetëm, pasi të afërmit e tij ndodheshin jashtë vendit, në Itali. Ka qenë familja që ka ngritur alarmin, pasi nuk ka arritur të kontaktojë me të nëpërmjet telefonit. Pas mungesës së përgjigjes, familjarët kanë njoftuar policinë.
Forcat e rendit dhe zjarrfikësja kanë shkuar në banesën e tij dhe kanë konstatuar 82-vjeçarin pa shenja jete dhe me shenja të shkaktuara nga një mjet prerës në fytyrë.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, nëse bëhet fjalë për një vetëvrasje apo krim kundër personit./tch
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...