Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prezantoi sot ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në një ceremoni të organizuar në ambientet e kësaj ministrie.
Rama e konsideroi këtë një moment historik për Ministrinë e Punëve të Brendshme, pasi për herë të parë drejtimin e kësaj ministrie e merr një grua.
“Ministrja e re Albana Koçiu vjen sot në krye të Punëve të Brendshme me një profil krejt tjetër nga tërë paraardhësit e saj dhe me një mision shumë të qartë, ta kthejë këtë ministri nga një ministri tradicionalisht e Policisë sipas standardit shqiptar, në një ministri të Punëve të Brendshme sipas standardit europian”, shtoi Rama.
Kryeministri nënvizoi se Punët e Brendshme nuk janë kurrsesi thjesht dhe vetëm punët e Policisë së Shtetit, pavarësisht se Policia e Shtetit zë pjesën më të madhe të sferës së Punëve të Brendshme.
“Askush nuk e vë në diskutim këtë fakt, por ka ardhur koha që askush të mos vërë në diskutim as faktin tjetër, që ligji ynë dhe praktika e kudondodhur e vendeve demokratike e thonë në gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e tyre: Ministria e Punëve të Brendshme nuk bën punë policore dhe Ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit”, shtoi Rama.
Kryeministri theksoi se kjo, jo vetëm pse ligji dhe praktika demokratike e thonë këtë, por mbi të gjitha për një sërë nevojash të mëdha serioze të paadresuara prej dekadash ashtu siç duhet në punët tona të brendshme.
“Ndryshimi radikal i profilit të Ministrit të Punëve të Brendshme është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor dhe cilësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë në vizionin, qasjen dhe impaktin e kësaj ministrie në mbarëvajtjen e punëve të brendshme të Republikës së Shqipërisë”, tha Rama./atsh
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...