Kryeministri Edi Rama pranon për herë parë se ka kryer konsulta mjekësore porse ajo realja nuk është mësuar nga media, apo “kazani” siç e etiketon ai median.
I pranishëm në një takim me mjekët Rama madje ngushëlloi bluzat e bardha duke e krahasuar me veten i cili është ende gjallë pavarësisht sulmeve.
“Respekte dhe mos u dorëzoni. Kur të ndiheni keq nga sulmet që i bëjnë kategorisë tuaj ngushëllohuni duke menduar për mua. Mua nuk mi bëjnë sulmet si kategori por si person, dhe siç e shikoni jam gjallë dhe nuk kam ende nevojë për ju, pavarësisht se çfarë keni dëgjuar. Por është e sigurtë dhe i kam provat dhe kur unë realisht kam shkuar për të bërë konsulta. Por konsultat reale nuk dalin në kazan dalin ato që nuk ndodhin. Unë konsultën e parë e bëj gjithmonë këtu, por nuk tregoj as se ku dhe as sesi sepse nisin fantazitë dhe për fat të mirë nga të gjitha konsultat rezultoi i suksesshëm përballë gjithë çfarë më bëjnë. Kujtohuni për këtë dhe mos e harroni kurrë, Niçja, ai i Gjermanisë dhe jo i Shijakut, ka thënë çfarë nuk të vret të forcon”.
Rama bëri me faj dhe median e cila sipas tij përpiqet ta ulë figurën e mjekut por dhe pranoi se drejtimi i spitaleve nuk është kudo ashtu sic duhet. “Ka segmente në sistem që janë akoma shumë keq por jeni ju që na mbani të motivuar,” u shpreh kryeministri në takimin e organizuar paraditen e sotme lidhur me ndryshimet në Kodin Penal për dhunën ndaj personelit mjekësor./oranews
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...