Opozita protestoi sërish sot para parlamentit, ndërkohë që deputetët e shumicës ishin duke zhvilluar punimet brenda, ndërsa policia përdori sërish gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.
I ftuar mbrëmjen e sotme në Top Show, ishte edhe moderatori i emisionit Top Talk, Denis Dyrnjaja, i cili komentoi aktualitetin politik në vend, që duket vërtetë i agravuar, me palët që janë shumë larg njëra-tjetrës.
Në qëndrimin e tij, Dyrnjaja akuzoi se opozita të gjitha këto veprime po i bën për të ardhur në pushtet dhe se nuk ka asnjë projekt konkret, për të rregulluar këtë situatë.
“E gjithë kjo betejë është që opozita të vijë në pushtet, por nuk ka asnjë projekt konkret se si rregullohen problematikat zgjedhore. Në emër të popullit po protestojnë figura të djegura të politikës, njerëz që për vite e vite të tëra kanë pasur mundësinë t’i rregullojnë këto probleme, por nuk e kanë bërë. Basha nuk ka lidhje fare me sjelljen politike të Berishës dhe Kryemadhit. Ai po mban një kostum që nuk i rri, por që është i detyruar ta veshë. Herë-herë ai është jo natyral, për prerjen e tij politike”, tha Dyrnjaja./tch
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...