Marjan Levanti autori i plagosjes së prindërve dhe vëllait të ish-bashkëshortes, mbrëmjen e sotme, e premte 23 dhjetor, nuk është një emër i panjohur për policinë.
Levanti, tre vjet më parë, është dënuar për plagosjen e një 18-vjeçari dhe për këtë krim, ai ka kryer dy vjet burg, deri në vitin 2015.
Po në të njëjtin vit, 18.03.2013 në lagjen Unaza e Re, Tiranë, Levanti ka plagosur rëndë Zef Gjovalin Gjinin, ndërsa një muaj më vonë i është vrarë vëllai, ish-boksieri Adrian Levanti.
Në atë kohë, policia hodhi dyshime se ish-boksieri Levanti është vrarë për hakmarrje.
Mësohet se divorci për Marjan Levantin, ka ardhur pas kohës së lirimit të tij nga burgu, ndërsa shkaku i konfliktit, është bërë me dije mos rënia dakord për ndarjen e pasurisë në procesin e divorcit të përfunduar para pak muajsh.
Rama rrëfen takimin me Thaçin në Hagë: Burgosja e ish-krerëv...
Ambasada e SHBA-së paralajmëron shqiptarët: Mashtrimi me anë...
Zelensky: ShBA-ja propozon bisedime direkte me Rusinë
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u a...
Kurti në konakun e Tahir Çakës: Kaçaniku qytet i rezistencës
Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, rreth 200 objekte drejt r...