Dy persona janë arrestuar në Tiranë për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Sipas policisë, i dyshuari i parë lëvizte me taksi të ndryshme, për të shpërndarë doza heroine.
“Në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, shtetasi F. K. u vu në pranga, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Poashtu në pranga ka rënë edhe një 36-vjeçar, banues në Fier, nga kontrolli në automjet e të cilit u gjet një pako me 56 gramë kokainë.
“Në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, 36-vjeçari u vu në pranga, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet tutje në njoftim.
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë