Dy shpërthime të fuqishme janë ndjerë në zonën e Lezhës rreth orës 19:40 dhe 19:41 minuta. Shpërthimet janë ndjerë në Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhe por ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia.
Nga ana e saj policia është vënë në alarm por nuk ka identifikuar se ku ka ndodhur shperthimi.
Zhurma e krijuar ka qenë shumë e fuqishme sa është ndjerë në të gjithë zonën, raporton gazetari i Ora News.
“Po hanim bukë kur dëgjuam goditjen e parë. Më pas u dëgjua dhe një goditje tjetër çështje sekondash. Dolëm jashtë banesës nga frika. Ishin shumë të forta, tha një banor për gazetarët.
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...
Rama ndan pamje nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruk...
Hamza uron Kurban Bajramin: Festa të shërbejë si frymëzim pë...
Abdixhiku uron besimtarët: Forca jonë te humanizmi dhe bashk...