Në orët e para të mëngjesit të sotëm dy shpërthime me tritol kanë tronditur qytetarët në Vlorë.
Shpërthimi i parë ndodhi në një apartament në katin e 5 të një pallati.
Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit Fatjon Bata, i cili jetonte me nënën e vet.
“Më datë 02.05.2018, rreth orës 02:30, në lagjen “Lirim”, pranë derës së banesës së shtetasit F.B., 30 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.
Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Ndërsa një orë nga shpërthimi i parë një tjetër ngjarje zgjoi Vlorën, sërish një sasi e konsiderueshme tritoli u vendos në oborrin e një banese.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar dy persona që hodhën në oborr sasinë e lëndës plasëse.
Ngjarja e parë ndodhi në lagjen “Kushtrimi” përballë drejtorisë së Policisë, ndërsa ngjarja e dytë në lagjen “Karabash” pranë bashkisë.
“Më datë 02.05.2018, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.
Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve, për të dyja ngjarjes e mësipërme”, bëjnë me dije blutë e Vlorës./Express
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...