Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në hyrje te qytetit të Lezhës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, ndërsa një grua ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në rrethana ende të paqarta, janë përplasur mes tyre një makinë Benz, një ‘Smart’ dhe një motor. Burrë e grua që po udhëtonin me motor janë lënduar si dhe një këmbësore e rastit. Në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet gruaja e cila udhëtonte me të shoqin në motor. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa të lënduarit janë në spital.
Më poshtë pamjet, të përcjella nga abcnews./Express




Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...