“Shqipëria, parajsa evropiane e kanabisit”, është titulli i artikullit të publikuar sot nga media publike gjermane “Deutsche Welle”.
Sipas DW, viti që lamë pas ishte “viti i kanabisit”.
“Sa më shumë policia ka shkatërruar, më shumë kanabis është kultivuar në vitin 2016. Kjo përhapje masive i ndihmon përdoruesit e drogës për të shpëtuar shumë fusha me kanabis. Bosët e drogës kanë ndryshuar strategjinë e tyre”, citohet nga DW, gazetari dhe analisti i politikës shqiptare, Aleksandër Çipa.
Ndërsa, kreu i opozitës, Lulzim Basha shprehet se: “Nuk ka shqiptar që beson sot se e gjithë kjo mund të ndodhë pa përfshirjen e segmenteve të caktuara të policisë dhe politikës”.
“Pavarësisht premtimeve të mëdha, qeveria shqiptare nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama nuk ka arritur të reduktojë varfërinë në vend. Papunësia është e lartë, ndihma sociale është shumë e ulët – vetëm 75 euro në muaj për familje. A është kjo arsyeja pse shumë fermerë shqiptarë dhe të papunët janë të gatshëm të shesin kanabis? Mijëra shqiptarë nuk kanë alternativë, pasi masat sociale dhe ekonomike të qeverisë për të mbështetur zonat rurale mungojnë”, thotë kryetari i Partisë Demokratike.
Gazetari Elvis Nabolli thotë se, “kjo industri është e kontrolluar nga njerëz të fuqishëm të cilët kanë lidhje të fuqishme me autoritetet qeveritare, nga policë të thjeshtë deri te anëtarë të tjerë më të lartë të rrjetit. Biznesi i drogës është i rrezikshëm për fermerët e zakonshëm, por jo për bosët. Po, është e vërtetë, policia po shkatërron shumë fusha me kanabis, por ato zona që janë nën një mbrojtje të veçantë mbeten të paprekura”./Syri/Arbresh.info
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kr...
Kusari-Lila tregon arsyen e mungesës në fushatë: Babai im ës...
Vdes Shemi i grupit “Ilirët”