Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në oborrin e një banese në lagjen nr.14 në Durrës. Sipas policisë nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Më datë 02.11.2020, rreth orës 21:30, në lagjen nr.14, Durrës, në rrethimin e oborrit të shtëpisë së shtetasit S. H., 36 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, nga e cila nuk ka as të lënduar dhe as dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend