Policia e Durrësit i ka ngarkuar akuzën e mashtrimit, një burri dhe një gruaje që u kanë marrë miliona lekë borxh, të tjerëve dhe nuk ua kanë kthyer. Rastet nuk kanë lidhje me njeri-tjetrin.
Policia ka ngritur procedim penal ndaj K.B. 52 vjeç, banues në Durrës, i cili, që në vitin 2008 i ka marrë një shumë prej 1 000 000 lekë të reja dhe 10 000 eurosh, 69-vjeçarit S.N në këtë qytet dhe nuk i’a ka kthyer më.
Po ashtu, ka nisur procedimin ndaj një gruaje, D. D. 61 vjeçe, banuese në Tiranë, që i ka marrë kushurirt të saj në vitin 2006, shtetasit Sh.Ç. 60 vjeç, shumën prej 6 000 000 lekë të reja dhe nuk i’a ka kthyer më.
Në të dy rastet materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Mashtrim”.
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri
Moti sot në Shqipëri
Riorganizimi i procesit mësimor për Ramazan nxit debat për a...