Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë administratorin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Shkallnur, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administrator shtetasin G. H., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19./tch
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Japoninë
Çitaku: PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendi...
Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës në prag të ndeshjes me S...
Kurti kujton viktimat e masakrave të 26 marsit 1999: Të vihe...
Rey Manaj: Hajde çuna na bëni krenar sonte