Bashkia e Durrësit ka mbyllur mëngjesin e sotëm tregun e vetëm e frutave dhe perimeve.
Mosmenaxhimi i dyndjes së qytetarëve, pas orëve të izolimit, dhe mosrespektimi i ruajtjes së distancave mes tyre nga qytetarët e ktheu tregun ne një vatër të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit.
Në këto kushte, autoritetet vendore vendosën të krijojnë hapësira të reja për tregtimin e fruta perimeve në zona të ndryshme të qytetit për të shmangur grumbullimet e mëdha në të vetmin treg.
Mësohet se vendet e përcaktuara për tregje gjatë kësaj periudhe janë pranë stadiumit të qytetit, mauzoleumit të dëshmorëve, si dhe një tjetër pranë shkollës së muzikës në rast se do të ketë kërkesa nga tregtarët.
Këto hapësira funksiononin si parkingje publike, por po përshtaten për tregtim të produkteve agroushqimore./TCH
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten