Vetëm një person ka mbetur i dëmtuar nga fishekëzjarret natën e ndërrimit të viteve në Durrës, ndërkohë që në këto ditë të para të vitit të ri, Urgjenca e Spitalit Rajonal po përballet me një fluks të konsiderueshëm të sëmurësh, kryesisht të prekur nga virozat e stinës që shoqërohen nga temperaturë të lartë dhe komplikacione.
Abuzimi me dietat ka krijuar probleme dhe për të sëmurët kronikë me diabet dhe tension.
“Dominojnë virozat e stinës me temperature të larta. Sëmundjet kronike pulmonare janë të shumta, luhatje të tensionit dhe probleme të diabetit”, shprehet Arian Tivari, mjek i urgjencës së Durrësit.
Trefishimi i numrit të vizitave vjen edhe për shkak të mungesës së shërbimit të mjekut të familjes, ndërsa mjeku i urgjencës apelon ndaj institucioneve drejtuese të shëndetësisë që të marrin në konsideratë situatën që krijohet në ditët e para të vitit dhe të shpërndajnë ngarkesën dhe te mjekët e familjes.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 400 vizita në këtë urgjencë spitalore, ndërsa e njëjtë paraqitet situata dhe pranë urgjencës së pediatrisë, e cila vijon të ketë një numër të kufizuar mjekësh pediatër për të përballuar fluksin e pacientëve të vegjël./tch/Arbresh.info
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kr...
Kusari-Lila tregon arsyen e mungesës në fushatë: Babai im ës...
Vdes Shemi i grupit “Ilirët”