Për shkak të motit të keq dhe me erë që ka përfshirë qytetin e Vlorës këtë të shtunë është pezulluar lundrimi në det. Era është e fuqishme dhe shkon deri ne 20 m/s ndërsa lartësia e dallgës deri në 8 ballë në det të hapur.
Në gji lartësia e dallgës shkon në 6 ballë. Për këtë arsye trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka dalë në Radë dhe ditën e sotme nuk do niset në drejtim të Italisë. Lundrimi i trageteve në det është ndërprerë deri në përmirësimin e kushteve të motit deri në një njoftim të dyte nga autoriteti portual i Vlorës.
Ndërsa në Durrës tragetet e linjës së Barit kanë mbërritur në kohë. Lundrimet janë pezulluar për anijet e peshkimit, pas njoftimit dy ditë më parë të Drejtorisë së përgjithshme detare për përkeqësim të motit në fundjavë./top channel
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...
Digjet vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, s’ka të lënd...