Një vajzë nga Kameruni u plagos me mjet prerës mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës.
Burime zyrtare të policisë thonë se e reja është plagosur nga familjarë të saj, për motive momentalisht të panjohura. 34-vjeçarja ndodhet në spital, pa rrezik për jetën.
Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat dy familjarë të saj dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetësja A. A., 34 vjeçe, nga Kameruni, dyshohet se është lënduar me mjet prerës nga personat (familjarë të saj) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme dy familjarët e saj. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në një njoftim të policisë së Durrësit./tvklan.al
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur