Trafikimi i lëndëve narkotike dhe armëve në Itali nuk bëhet më përmes korrierëve që udhëtojnë me anije, por nga pilotë deltaplanesh apo avionë të vegjël dyvendësh.
Media italiane, “La Repubblica” pretendon se hetimet dhe shifrat flasin për një kanal të ri furnizimi të organizatave kriminale.
Në Portin e Barit sekuestrimet janë reduktuar dhe kjo jo vetëm falë teknologjive gjithnjë e më të sakta të aplikuara nga Guradia di Finanza.
“La Repubblica” përmend rastin e shënuar gjatë verës së kaluar kur karabinierët evidentuan në Ostuni një avion me 3.5 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria. Pulia, sipas medias italiane, përveçse një pikë kryqëzimi i itinerareve të trafikimeve ndërkombëtare të drogës dhe armëve, ishte kthyer tashmë në një bazë mbërritjeje dhe nisjeje e avionëve të vegjël civil.
Destinacioni i preferuar për avionët dyvendësh, që janë në gjendje të transportojnë 2 persona dhe 30 kg mall, është mes Barit dhe Brindisit ku ekzistojnë pjesë asfalti të fshehura mes barit, e që nevojiten për ulje. Atje rifurnziohen, dhe sipas medias italiane nisen drejt veriut të Italisë dhe Shqipërisë.
Guardia di Finanza po zhvillon hetime, dhe në Bari ushtarët e komandës provinciale kanë sekuestruar një sërë armësh të fabrikuara në ish-Bashkimin Sovjetik.
Të gjitha armët, sipas “La Repubblica”-s, që citon burime policore, vijnë nga lindja, kryesisht nga Shqipëria dhe Kosova, ku ekzistojnë këto lloj armësh pas përfundimit të konflikteve të fundit.
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...