Shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Policinë e Shtetit ka arrestuar pasditen e kësaj të mërkure një agjent të policisë kufitare në portin e Durrësit, nën akuzën se favorizoi kalimin e një sasie droge.
Në pranga ka rënë agjenti Agim Shaba, me detyrë ndihmës kontrollor në pikën e kalimit kufitar të Durrësit, ndaj të cilit tashmë rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”.
Sipas SHÇBA-së, Shaba lejoi të kalonin në vijën e parë të kontrollit dy shtetas me lëndë narkotike edhe pse ishte në dijeni të ngarkesës së tyre.
Këta të fundit janë identifikuar si Bashkim Hasani dhe bashkëpunëtorja e tij Laureta Lama, të cilët do të udhëtonin drejt Italisë. Ata u arrestuan nga agjentët e Antidrogës teksa ndodheshin në kabinën e tragetit, ku u gjet edhe droga.
Materialet hetimore në ngarkim të agjentit i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit përkatës, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”./tch/Arbresh.info
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj