Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes së turistëve çekë, falënderoi banorët e Grudës së Re për ndihmën që i dhanë policisë në arrestimin e Sokol Mjacajt.
“Falënderoj të gjithë banorët e Grudës së Re që na ndihmuan në izolimin e tij në kohë rekord. Falënderoj dhe të gjithë efektivët e policisë, të cilët kanë 48 orë pa pushuar”, tha Çako.
“Është një ngjarje e rëndë, por dua të siguroj të gjithë shtetasit e huaj që vijnë për turizëm se do të jenë të sigurtë në vendin tonë. Do të marrim masa për të siguruar jetën e turistëve në të gjithë Shqipërinë”, tha drejtori i Policisë së Shtetit./tch
Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...
Japonia voton mes borës në zgjedhjet e parakohshme, Takaichi...
Moti sot në Shqipëri
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...