Drejtori i policisë së qarkut Shkodër Niko Brahimaj deklaroi mbrëmjen e sotme se nëse do të gjendet një lokal hapur pas orës 20:00 në territorin që ka në juridiksion, do të japë dorëheqjen.
Ai tha se nuk ka gjobat në fokus, por ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e masave anti-covid.
“Policia e Shkodrës është e fokusuar në ruajtjen e pronës, jetës dhe shëndetit të qytetarëve të Shkodrës. Ne do të bëjmë cdo gjë që qytetarët të ndërgjegjësohen, në fokus nuk është gjoba por ndërgjegjësimi.
Të gjithë të zbatojnë rregullat e vendosura nga struktura. Ne duam që qytetarët të na mirëkuptojnë, që niveli i gjobave të jetë zero, por nuk do të tolerojmë askënd.
Më thoni emrin e një lokali. Një emër të një lokali dhe për 3 minuta do të jemi bashkë atje. Sot më thoni një lokal hapur tani, jo në Shkodër brenda por edhe në rrethina dhe bashkitë e qarkut. Nëse do të ketë do të jap dorëheqjen. Më gjeni një lokal hapur”, tha ai.
Prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit të ditës së nesërme nuk lejohet dalja nga shtëpia, me përjashtim të rasteve specifike. Shtrëngimi i orës policore nga 22:00 në 20:00 që hyri në fuqi sonte do të jetë deri në datë 25 shkurt./abcnews.al
Edhe dhëndri i Trump’it Kushner në Shqipëri, shoqërohet me f...
Vajza e Trump’it, Ivanka në Shqipëri – Viziton Vlorën për in...
Abdixhiku: Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha koh...
Osmani: Presidenti Rugova bëri bashkë gjithë popullin për ka...
Policia për vrasjen në Dragash: Në vendngjarje s’është vërej...
Trump për raportet me Evropën:Ata më trajtojnë mirë, por kan...