Drejtori i OBSH për Europën Dr. Hans Kluge po viziton Shqipërinë me ftesë të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Gjatë takimit bilateral ministrja Manastirliu i prezantoi drejtorit të OBSH përgatitjet dhe forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë për përballimin e situatës si dhe përpjekjet e qeverisë shqiptare për të mbështetur ekipet mjekësore me bonusin special dhe rritjen 40% të pagave.
Dr. Kluge u shpreh i impresionuar nga përgatitja e shpejtë e Shqipërisë me planet strategjike për përballimin e epidemisë. Ai vlerësoi rritjen e pagave 40% duke e konsideruar mbështetjen e mjekëve si shumë të rëndësishme.
“Keni vepruar shumë shpejt dhe me kurajo dhe jeni ndër vendet e para që keni ndjekur një plan veprimi për përballimin e situatës”, tha Kluge./TCH
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...