24 orë pas deklarimit të Tahirit se ai do të dorëzojë mandatin e deputetit, në zyrën e kryetarit të Kuvendit është shfaqur politikani të cilit i takon mandati i ish Ministrit Të Brendshëm.
Spartak Braho ka shkuar për vizitë në zyrën e Gramoz Ruçit, e diskutimi mendohet të jetë fokusuar pikërisht në mundësinë për marrjen ose jo të mandatit të lënë nga Tahiri.
Sipas listës emërore në Partinë Socialiste, personi i rradhës në qarkun e Tiranës është Spartak Braho, ndërsa nëse ky i fundit e refuzon mandatin, atëherë deputet mund të bëhet kryetari i forumit rinor të PS-së Eljo Hysko.
Kujtojmë se Tahiri ende nuk ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen në mënyrën formale, teksa KQZ mbetet në pritje të shpalljes së vakancës./Express
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...