Prefekti i Qarkut të Shkodrës, përmes një dokumenti zyrtar, ka thërritur mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak të ri të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, pavarësisht tërheqjes së Valdrin Pjetrit nga drejtimi i Bashkisë së Shkodrës.
Mbledhja e thërritur nga prefekti Cesk Millja do të mbahet në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ditën e hënë në orën 11:00.
Në rend të ditës është konstituimi i Këshillit Bashkiat dhe zgjedhja e drejtuesve të tij, si dhe shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.
Një ditë më parë, Valdrin Pjetri, bëri të ditur se heq dorë nga marrja e detyrës, duke shkruar se qyteti i Shkodrës nuk mund të mbetet peng i një individi./tch/

Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...