Nga Shkodra, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prezantoi ligjin e ri të “Paketa e Maleve” për t’u hapur rrugë investimeve në agroturizëm e turizëm malor.
“Rritja në krahasim me 2023, është goxha e madhe, ndërkohë që rritja në krahasim me 2022 është eksponencial. Shkodra është hapur, është bërë destinacion. Po, nëse do të ndiqet shembulli i disa investimeve të bukura që janë bërë në Malësinë e Madhe për shembull, do të jetë bekim i madh për Shkodrën”, tha Rama.
“Agroturizmi, zhvillimi i këtij rrjeti do të zhvillojë prodhimin, prodhimin e cilësisë së lartë. Me hyrjen në BE, këto produkte do të jenë ofertë luksi, sikurse janë në të gjitha zonat e Italisë, Francës etj, ku është shumë e vështirë të gjesh vend e para. Aty gjen gjëra që nuk i gjen dot në jetën e përditshme të qytetit, përveçse në shtëpi. Duke zhvilluar këtë lloj ekonomie, do të hapet rruga për të zhvilluar dhe produkte eksporti bio. Psh, prodhimet e vajit të ullirit kanë filluar t’i shesin jashtë si prodhime speciale, jo prodhime në masë”, deklaroi shefi i qeverisë shqiptare.
“Do të kemi bankën tonë të zhvillimit që do jetë në funksion të ayre sipërmarrjeve që nuk janë lehtë të financueshme nga bankat tregtare, për të nxitur investimin në sektorë që mund të kenë risk më të lartë apo mund të kenë nevojë për më shumë kohë për t’u bërë interesant. Paketa e Maleve ka nevojë për promovim”, tha tutje ai./tch
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...