Pas deklaratës së fortë të Shteteve të Bashkuara, por edhe qëndrimit që mbajti ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Soreca, në selinë e Partisë Demokratike sot ishin disa ambasadorë për takim kokë më kokë me zotin Basha.
Në mëngjes në seli mbërriti ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schutz, e më pas ambasadori i BE, Luigi Soreca.
Në përfundim të takimi, Soreca u shpreh se temë e diskutimit me kreun e PD ishte vendimi i tij për të djegur mandatet, por edhe protesta që do të zhvillohet të enjten para Kuvendit.
“Ne kemi folur për situatën. Unë flas me të gjithë. Është e rëndësishme të ndajmë qëndrimin për të cilin Bashkimi Europian ka qenë shumë i qartë. I kemi shpjeguar drejtuesve të partisë demokratike pozicionin tonë. Është e rëndësishme që të flasim. Mendoj se nesër është një ditë e rëndësishme dhe ne presim të mos ketë dhune. Ne presim qe proceset demokratike të vijojnë”, tha Soreca./tch
Edhe Supremja lë në fuqi dënimin me nga 12 vjet burgim ndaj ...
Legjislatura e 10-të e Kuvendit të Kosovës zgjati vetëm 76 d...
Berisha falënderon kongresmenët amerikanë për rezolutën: Kos...
Albion Rrahmani realizon gol ndaj Jablonecit
Moti gjatë javës: Ditë me diell, fundjavë me riga shiu
Gjermania fton kryesuesin e KPK-së, në agjendë sundimi i lig...