Roli dhe stabiliteti që ofron Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do të rritet edhe më shumë nga ky vit, kur të fillojë ndërtimi e gazsjellësit [Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP], tha zëvendës ministri i jashtëm çek, Petr Drulak.
Këtë e bëri më dije gjatë një debati në ministrinë e jashtme çeke, në prani të kryediplomatit shqiptar, Ditmir Bushati.
Ministri Bushati po qëndron për vizitë dy ditëshe në Pragë. Kjo është vizita e parë e një shefi të diplomacisë shqiptare në Republikën Çeke që prej shtatë vjetësh.
Zoti Bushati gjatë prezantimit të tij tha, se jo vetëm Shqipëria, por në fakt pranimi i tërë Ballkanit Perëndimor në BE, do të sillte siguri më të madhe në Evropë, sidomos duke ofruar burime të reja të energjisë.
Ky vit është cilësuar si më i rëndësishmi për ndërtimit e Korridorit Jugor të Gazit./Arbresh.info/
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...