Kuvendi miratoi me 82 vota pro, 14 kundër dhe 1 abstenim, ndryshimet ligjore për funksionimin e AMA-s, njëri nga dy ligjet që ka shkaktuar reagime të forta në atë që njihet si Ligji për Anti-shpifjen.
I vetmi që ka abstenuar këtë ligj është socialisti Ditmir Bushati, nga të paktët nga maxhoranca që nuk u vu në rresht nga Rama. Bushati edhe më herët ka shprehur rezerva për këtë ligj, ndërkohë që edhe sot në Parlament kundërshtoi ligjin.

Bushati kërkoi rregullime në “Paketën antishpifje”, që të mos cenohet liria e medias. Në funksion të këtyre rregullimeve ai ka kërkuar edhe shtyrje të votimit, planifikuar në rendin e sotëm të punimeve të Kuvendit. “Po nxitohemi që po bëjmë një ligj të tillë, është në kundërshtim me KiE, që nuk e ka kërkuar këtë ligj”, tha Bushati./kohajone/
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...