Elbasani ka meritën se ka mbajtur “gjallë” për shekuj këtë festë, dhe gjithë ritet e saj. Edhe në kohën e diktaturës, ku kjo festë pothuajse u shua në gjithë Shqipërinë, në Elbasan festohej si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars.
Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores”, një byzylyk prej fijesh të bardha dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.
Tashmë edhe Tirana ka vite që organizon aktivitet të shumta për këtë ditë si: koncerte, panaire dhe aktivitete të tjera.
Legjenda e Ditës së Verës
Origjina e festës i ka gjurmët në tempullin e Zanës së Malit të ndërtuar pranë lumit Shkumbin në Elbasan. Zana ishte perëndia e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës dhe dilte vetëm në datën 14 Mars, e cila shënonte fillimin e Verës, kjo në atë kohë njiheshin vetëm dy stinë, dimri dhe vera.
Kjo legjendë u kalua brez pas brezi dhe festivali i Ditës së Verës është i njohur për traditën dhe vlerat e veçanta kulturore. Simboli i kësaj feste është ballokumja. Për këtë ditë te veçantë çdo familje ka recetën e saj të ruajtur ndër vite. Më parë festohej në Elbasan, tani është bërë festë kombëtare./abcnews.al
Sveçla dorëzon detyrat e digjitalizimit e administratës publ...
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit