Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, liderët e shtetit kanë kryer homazhe në përkujtim të të rënëve për liri. Presidenti shqiptar,Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali kanë vendosur kurora me lule dhe janë përulur në shenjë nderimi përpara monumentit simbol “Nëna Shqipëri”, në varrezat e Dëshmorëve.
Po ashtu nderime kryen edhe Ministri Pirro Vengu, Ministrja Ogerta Manastirliu dhe Ministri Igli Hasani.
5 Maji është një ditë e veçantë përkujtimore në të cilën nderohen të gjithë ata burra dhe gra që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.
Kjo datë përfaqëson mirënjohjen dhe respektin e përhershëm që populli shqiptar i kushton sakrificës së atyre që luftuan për një të ardhme më të mirë.
Kjo ditë lidhet me rënien heroike të Qemal Stafës më 5 maj 1942, një figurë simbol e rinisë antifashiste, i cili ra në luftë kundër pushtuesve. Në nder të tij dhe të mijëra dëshmorëve të tjerë, kjo ditë u shpall Dita e Dëshmorëve./rtsh.al/
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...
Qeveria vendos, Kuvendi e ka në dorë dërgimin e trupave të F...
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...