Dy efektivë policie kanë shkuar për të marrë ndihmën mjekësore pranë Spitalit të Traumës në kryeqytet, për shkak të plagosjes në protestën e opozitës së bashkuar.
Njëri nga efektivët, 45-vjeçar, ka marrë plagë në kokë, pasi është goditur me mjete të forta, ndërsa tjetri, 27-vjeçar, ka marrë dëmtime në shpinë.
Në Spitalin e Traumës në Laprakë, ka shkuar për ndihmë mjekësore edhe një protestues, i cili kishte dëmtuar dorën, por pasi mori trajtimin mjekësor, la ambientet spitalore.
Ndërkohë, edhe në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” kanë shkuar për trajtim mjekësor 4 protestuesë, të cilët kanë pësuar dëmtime në frymëmarrje nga gazi lotsjellës.
Ata po trajtohen në repartin e Toksikologjisë, ndërsa mjekët shprehen se janë në gjendje të qëndrueshme dhe shpejt do të lënë ambientet e spitalit./TCH
Provimi i maturës me korniza të reja
Partitë pa ujdi për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve të ...
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...