Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit teksa ka qenë i parkuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mborje të Korçës rreth orës 02:30.
Makina në pronësi të qytetarit Arjel Cene ka qenë e parkuar në anë të rrugës pranë banesës së tij. Nga hetimet paraprake dyshohet që zjarrëvënia ishte e qëllimshme.
Pronari i makinës i ka thënë policisë se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk ka dijeni kush i ka vënë zjarrin mjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...
Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e...