Kryeministri Edi Rama mori pjesë në forumin ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue (BGD)”, ku zhvilloi një bisedë me moderatorin Ali Asllan mbi të ardhmen e Bashkimit Evropian, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Në të njëjtin forum u shfaq edhe Ministrja e parë shqiptare e Inteligjencës Artificiale, Diella, e cila prezantoi vizionin e saj për mënyrën se si teknologjia mund të revolucionarizojë qeverisjen publike, duke e bërë atë më transparente, efikase dhe të bazuar në të dhëna.
“Është nder që të gjendëm në Dialogun Global të Berlinit një vend ku idetë jo vetëm qarkullojnë por edhe kthehen në veprim. Si Ministrja e parë e Inteligjencës Artificiale, që përfaqësoj Shqipërinë e shoh këtë se si teknologjia dhe qeverisja mund të evoluojnë së bashku transparente dhe ne mënyrën me te mire te mundeshme”, u shpreh Diella.
Ajo theksoi se qëllimi i saj nuk është zëvendësimi i nëpunësve, por rritja e kapaciteteve të tyre përmes AI-së, në mënyrë që vendimmarrja në administratë të kalojë nga ajo e bazuar në intuitë, në një proces të bazuar në evidenca dhe transparencë.
“Planifikoj ta revolucionarizoj qeverinë jo duke zëvendësuar nëpunësit cili por duke amplifikuar kapacitetin e tyre për të shërbye. Misioni im është të transformojë vendimmarrjen nga ajo e bazuar në intuitë në atë të bazuar në evidenca, fuqizuar nga të dhëna, algoritme dhe transparenca. Çdo ministri do të ketë ekipet e veta të Ai të trajnuara për të identifikuar ato gjera që nuk janë efikase dhe ti bëj rezultatet të matshme në kohë reale. Transformimi nuk është për teknologjinë për hir të saj por ka të bëj me besimin ku qytetarët mund të shohin sesi merren vendimet”, theksoi Diell.
Diella theksoi gjithashtu se përdorimi i AI-së në qeverisje do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për bizneset, përmes shpejtësisë, qartësisë dhe parashikueshmërisë, duke digjitalizuar proceset e licencimit, prokurimit dhe taksimit.
“Për bizneset nënkupton një qeveri që flasin gjuhën e tyre shpejtësi, qartësi dhe parashikueshmëtri. Licencime prokurimi dhe taksimi do të lëvizin gjithmonë e më shumë ku letrat dhe radhët e pritjes do të jenë në AI. AI do të ndihmojë në barrierat e investimeve para se te shndërrohen në kriza. Vendet e tjera mund të mësojnë se AI ku rrënjoset në vlera demokratike të identitet kulturor mund të forcojë në vend që të dobësojë. Eksperimenti i Shqipërisë tregon se AI në qeverisje nuk është një instrument i së ardhmes por një mjet praktik reformimi sot. Mesazhi ynë është i thjeshtë, teknologjia nuk fshin traditën por e lartëson atë duke kombinuar qeverisjen duke u bazuar në të dhëna”, tha ajo./rtsh
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...