Gjatë natës së mbrëmshme deri tani në urgjencën e spitalit Rajonal Dibër janë paraqitur rreth 15 raste ndërsa në pediatri rreth 10 raste me të njëjtat simptoma dhimbje barku dhe të vjella.
Zona nga këta pacientë vijn, furnizohet me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i Saponikës, ndaj dyshimet kryesisht janë tek kontaminimi i ujit të pijshëm.
Nga ana e NJVKSH janë marrë mostrat e ujit dhe kanë dalë analizat e para, ato mikrobike, të cilat kanë dalë pa ngarkesa. Ditën e sotme pritet të vijë përgjigjja e analizave bakterologjike të çuara për analizim në laboratorin kombëtar në Tiranë.
Që nga dita e djeshme institucionet kanë njoftuar banorët e Njësive Administrative Kastriot, Fushë Çidhën, Arras, dhe një pjesë e fshatrave të Njësisë Tomin që të mos e konsumojnë ujin, ose ta ziejnë atë para përdorimit.
Sipas informacioneve në pediatri nuk ka raste të reja, vetëm në spital ka 15 raste nga dita e djeshme. Dyshimet e para janë për ndonjë virozë te mundshme./euronews.al/
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...
Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga ...