Ajo çka mund të përfundonte në një tragjedi dhe ngjarje të mundshme kriminale brenda familjes është parandaluar në kohë në Kukës.
Një 32-vjeçar, i cili dhunoi dhe goditi me thikë motrën e tij ka rënë në prangat e policisë.
Pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 6, në qytetin e Kukësit, po ndodhte një konflikt i ashpër në familje midis vëllait dhe motrës, efektivët bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, duke arrestuar në flagrancë shtetasin V. Q., 32 vjeç, banues në Kukës.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dhunë në familje”./TCH
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës