Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ysni Dosi, 40 vjeç, pasi ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes, djalit të tij të mitur 13 vjeçar dhe babait të moshuar.
Ky shtetas për një periudhë të gjatë kohore ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.D., 39 vjeçe, ndaj djalit të tyre të mitur A.D., 13 vjeç, si edhe ndaj babait të tij, shtetasit B.D., i cili ka qënë edhe me urdhër mbrojtje, për këtë arsye, raporton gazeta shqip.
Shtetasi Ysni Dosi përveç rasteve të kryerjes së veprës penale dhunë në familje rezulton i dënuar edhe herë të tjera për një tjetër vepër penale, atë të vjedhjes. Materialet i janë referuar Prokurorisë Vlorë ndaj tij për veprën penale “Dhuna në familje”.
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...
Maqedonci: Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rë...
Kanosën një person, katër persona intervistohen në polici – ...