Një tragjedi ka përfshirë sot Kavajën, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona dhe një fëmijë është në spital.
Një makinë përplasi për vdekje, vjehrrin dhe nusen si dhe plagosi rëndë fëmijën 8 vjeç.
Por në shtëpinë e viktimave në Golem tashmë janë hapur dyert e mortit ndërkohë që të gjithë plot dhimbje po bëhen gati për të përcjellë kryefamiljarin Xhemil Pisku dhe nusen e shtëpisë Edlirën, të cilët u përplasën nga një makinë mëngjesin e sotëm, teksa prisnin në stacion, te Mali i Robit, për të udhëtuar drejt Beratit raporton News24.
Sipas dëshmive Edlira ka mbrojtur me trup të birin i cili gjendet jashtë rrezikut për jetën ndërsa shumë prej dëshmitarëve kanë rrëfyer se për larë gjurmët e gjakut në asfalt, është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro